Eliona Pitarka pritet të rikthehet në ekranin e njohur televiziv shqiptar.
Një vit më parë Eliona la mënjanë aktrimin për moderimin, duke qenë bashkëprezantuese në emisioni e mëngjesit “Herët”, të cilën e prezantoi së bashku me gazetaren Etelina Nikolla.
Eliona u bë nënë për herë të dytë dhe kjo e detyroi të shkëputet për një periudhë nga ekrani. Por tashmë duket se do të rikthehet me nisjen e sezonit të ri.
Ajo i është bashkuar spektaklit të humorit “Portokalli”. Lajmin e ka zbuluar Xhemi Shehu e cila ka shpërndarë në Instagram një video të saj dhe Visjanit gjatë mbledhjes.
Teksa e ka ripostuar në profilin e saj, Eliona shkruan: “Mirë se ju gjeta.”