12.5 C
Tirana
E martë, 10 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Elisa Spiropali ngriti dorën kundër Belinda Ballukut? Taulant Balla sqaron thashethemet

    Në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar, Partia Socialiste bëri publik qëndrimin e saj lidhur me çështjen e ish-zv.kryeministres, Belinda Ballukut. Kryeministri Edi Rama theksoi se kërkesa e SPAK për arrestim nuk plotëson asnjë arsye ligjore, duke vendosur që socialistët nuk do të autorizojnë heqjen e imunitetit të Ballukut.

    Në këtë kontekst, partia theksoi se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa ish-zv.kryeministrja do të përballet me procesin ligjor duke u mbështetur vetëm tek avokatët e saj.

    Pas mbledhjes, në media qarkulluan thashetheme se disa socialistë, përfshirë Elisa Spiropalin dhe Eduart Shalsin, kishin qenë kundër qëndrimit të Ramës dhe kërkonin heqjen e mandati të Ballukut.

    Në një intervistë për emisionin “Top Story”, vetë Taulant Balla, vuri pikat mbi “i” duke theksuar se të gjithë deputetët socialistë votuan njëzëri kundër heqjes së imunitetit të Ballukut dhe se nuk pati asnjë abstenim.

    “Nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, pas mbledhjes së këshillit të mandateve për mos dhënien e autorizimit”, tha Balla, teksa më tej u shpreh qartë se qëndrimi i Grupit Parlamentar të PS-së është i qartë, respekt për Kushtetutën, prezumimin e pafajësisë dhe mbështetje për vijimin e hetimeve pa ndërhyrje politike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit