18.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Elita Rudi nuk do e moderojë ‘Big Talk Kosova 2’, ja kush e zëvendëson

    Reality show “Big Brother Vip Kosova” nis nesër, me disa ndryshime me sa duket! Pasi janë konfirmuar prezantuesit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, si edhe opinionistët Bledi Mane dhe Anita Muçaj Haradinaj, një tjetër emër del në skenë.

    Elita Rudi, që deri në edicionin e fundit të “BBVK” moderonte programin “Big Talk Kosova”, nuk do ta ketë më këtë rol dhe lajmin e ka konfirmuar pasuesja e saj.

    Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Mbresa Hajrullahu do të zëvendësojë Elita Rudin në këtë format.

    Çdo të diel, në studion e “Big Talk Kosova” diskutohen ngjarjet e javës në shtëpinë më të famshme në Kosovë, nga përplasjet te deklaratat e banorëve dhe gjithçka tjetër që ndodh brenda shtëpisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit