10.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Elsa Lila rrëfen dyshimet: Prapaskenat pas arrestimit tim, më përdorën!

    Këngëtarja Elsa Lila ka rrëfyer për herë të parë dyshimet lidhur me “prapaskenat” e arrestimit të saj.

    Përballë gazetarit Blendi Fevziu, në studion e “Opinion”, këngëtarja theksoi se imazhi i saj është përdorur qëllimisht.

    “Duke qenë se është absurde që pa prova një person publik, një artiste e nderuar e respektuar të përdorej si lajmmotiv, të përdorej si heroina e kësaj organizate, mbrapa kishte diçka madhore e tendencioze, ndoshta edhe nga këtu…Për të bërë një efekt bilardo, një efekt domino nëpërmjet Elsa Lilës. Për të përdorur Elsa Lilën! Do të thotë që kanë përdorur imazhin tim!”

    Po ashtu, ajo theksoi se ka nisur procedurat për të marrë dëmshpërblim për 55 ditët e qëndrimit në qeli.

    “Unë jam në procedura për rimbursimin e ditëve të burgut”, shtoi ajo.

    Këngëtarja theksoi se kushtet e qelisë ku ndodhej ishin të mjerueshme dhe refuzonte të flinte në shtratin e saj.

    Gjithashtu, ajo shtoi se ende ndihet e terrorizuar sa herë që dera e saj troket.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit