17.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Elvana Gjata është bërë ‘e pakapshme’”, këngëtarja përgjigjet për “fjalët që qarkullojnë”

    E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë artistja e mirënjohur Elvana Gjata.

    Në këtë intervistë ajo ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës së saj private, rolit si aktore në serialin “Tenxherja Kapakun” dhe projektet e tjera që e presin.

    Elvana shfaqet shumë rrallë në intervista dhe nuk shprehet shumë për jetën e saj personale, por në këtë episod ajo u jep përgjigje shumë pyetjeve. Një prej tyre është pikërisht kjo, përse ajo është bërë e ‘pakapshme’, siç e përshkruajnë disa ndjekës? Ja se si përgjigjet ajo:

    Nuk është se unë jam e paprekshme apo e pakapshme. Të paktën jo me qëllim, por kush më njeh e di. Edhe ti e di që unë jam shumë ‘workaholic’ (e dhënë pas punës). Kështu që e dua shumë këtë që bëj. E dua me gjithë zemër, edhe kur bëhet e lodhshme prapë e dua. Edhe më pëlqen shumë që të përfshihem në çdo proces të çdo projekti tim, çfarëdo lloji qoftë. Ndoshta kërkoj e kërkoj atë maksimumin dhe derisa të sigurohem që ka dalë më e mira, atëherë jam e qetë që të dalë edhe pse nuk mjafton asnjëherë”.

    Pra, për të gjithë ata që nuk e kanë ditur, prioriteti kryesor i Elvanës është puna dhe vetëm puna. Edhe arsyeja përse ajo zgjedh të dalë në intervista më rrallë është për shkak të angazhimeve. Ndaj, këtë herë zgjodhi “Ndryshe”.

    “Kur e bëj një intervistë dua që të sigurohem që të jetë një bisedë e lirë, të jetë një energji e mirë dhe pozitive, pa shumë pompozitet”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit