10.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Elvana Gjata hyn sonte në “Big Brother VIP Albania” – ja pse!

    Prime-i i sotëm i “Big Brother VIP Albania” pritet të ketë një surprizë. Burime për Anabel zbulojnë se Elvana Gjata do të jetë e ftuara speciale e mbrëmjes.

    Në videon e publikuar në Instagramin zyrtar të BBVA-së dëgjohet shprehja “me të ftuar special…”, çka lë të kuptohet qartë se produksioni ka rezervuar një emër të rëndësishëm për spektaklin e sotëm. Dhe sipas informacioneve tona, bëhet fjalë pikërisht për Elvanën.

    Po pse tani?

    Së fundmi, banorëve u është dhënë një sfidë: të ndahen në dy grupe dhe të performojnë një pjesë nga filmi “Dy gisht mjaltë”, me protagonistë Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin. Prania e saj në prime mund të jetë një surprizë direkte për banorët:

    Nga ana tjetër, hyrja e Elvanës në BBVA mund të lidhet edhe me një moment të rëndësishëm në karrierën e saj. Më 10 maj, ajo do të mbajë koncertin “Dekada” në Milano, në Unipol Forum, një nga arenat më të njohura në Itali, ku kanë performuar yje botërorë si Paul McCartney, AC/DC, Celine Dion, Spice Girls, Mariah Carey, Madonna dhe Lady Gaga.

    Përveç Elvanës, i vetmi artist shqiptar që ka performuar në këtë arenë është Alban Skënderaj, me koncertin “Motiv” në maj 2025. Koncerti “Dekada” shënon një tjetër hap të madh për Elvanën në skenën ndërkombëtare, ndaj nuk përjashtohet që prime-i i sotëm të jetë edhe një formë promovimi për këtë ngjarje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit