E eliminuar prej formatit të ‘BBV3’, Ilnisa Agolli foli në ‘Fan Club’ lidhur me eksperiencën e saj në program. Gazetarja krijoi një lidhje brenda shtëpisë me Meritonin, i cili momentalisht është ende pjesë e show-t edhe pse premtoi që nëse Ilnisa eliminohej dhe ai do të linte garën përgjysmë.
Sigurisht që ditën e djeshme Ilnisa nuk i ka shpëtuar as pyetjes për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me Meritonin brenda në ‘BBV3’ por ajo as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar.
Pas kësaj, aktorja Ema Andrea ka bërë një postim thumbues në Instastory teksa shkruan: ‘Kodi Penal: Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvaitje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.’