Korçës i ka dalë nami se është qyteti me më shumë aplikantë dhe fitues të lotarisë amerikane. Meti Mulla nga Korça, por që sot jeton në Miçigan, në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga tha me shaka se Amerika u ka vendosur korçarëve një çip në kokë që t’i mbledhin të gjithë në Amerikë.
“Jeta ime është një telenovelë e bukur, por jo nga këto turket. Ika nga Ravoniku i Korçës sepse gjithë bota lëvizën dhe unë thashë që ta provoj njëherë. Unë ika në 1998-ën. Ishte lëvizja e parë me lotaritë amerikane dhe ne e nisem si shaka, kur na doli ne të vërtetë. Nga Korça shkojnë kudo.
Kam dëgjuar Alfred Çakon që thotë do t’u vënë njerëzve çipa. Dhe ne korçarëve do na kenë vënë cipa se kemi ardhur të gjithë në Amerikë. Sidomos korçareve në lagjen time, do t’u kenë vënë cipa të gjithëve se kanë ardhur të gjithë në Miçigan.
Madje edhe këtu në Miçigan ia kemi vënë emrin lagjja Kulleiri. Kur më ra lotaria dhe më pyetën shokët ku do veja, u thashë në Kulleir të Miçiganit dhe në Kulleir erdha”, tha Meti



