25.5 C
Tirana
E diel, 29 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Emision në TV Klan me personazhe të sajuar, Eni Çobani: Njerëz të fuqishëm kanë dashur të mos flas, më kanë bërë presion…

    Eni Çobani është shfaqur në një video në llogarinë e Ardit Gjebreas, i cili e pyeti nëse ka dashur ndonjëherë ta ndërpresë emisionin “Shihemi në gjyq”. Eni tregoi për herë të parë se është përballur me presione të forta nga njerëz me pushtet, duke u shprehur:

    “Po, kam dashur që të mos e bëj më rubrikën ‘Shihemi në gjyq’. Unë jam një person që kam mbajtur shumë presion. Kanë dashur të mos flas. Njerëz të fuqishëm në Shqipëri u janë afruar njeriut tim me presione shumë të forta.

    Kanë dashur të më shohin të rrëzuar, përtokë, që të mos flas më. Por unë jam betuar që do të marr përsipër problemet e njerëzve”, tha ajo.

    “Shihemi në gjyq” në “E Diela Shqiptare”, emision që moderohet nga Ardit Gjebrea, thuhet se është një rubrikë me personazhe të paguar, të cilët shfaqen aty sikur kanë konflikte të forta familjare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit