10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Emisioni i tij u përdor nga bandat e Elbasanit, Blendi Fevziu i pashqetësuar: E çfarë problemi ka këtu?

    Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, ka folur për hetimet e SPAK ndaj gazetarit Artan Hoxha, duke qenë se një prej episodeve që përmenden në dosjen e Hoxhës, ka të bëjë pikërisht me emisionin Opinion, ku gazetari publikoi një fotografi të Kryeministrit Rama dhe Ardjan Çapjas.

    SPAK dyshon se me këtë veprim dhe të tjera, Hoxha i ka shërbyer grupit kriminal të Suel Çelës si anëtar i kësaj organizate. Hoxha i mohon këto pretendime.

    Blendi Fevziu tha se publikimi i fotografisë në vetëvete nuk përbën ndonjë shkelje dhe se këtë do ta bënte çdo gazetar, ndërkohë që ngriti pikëpyetje për disa elementë të dosjes, duke shtuar se nuk e ka të plotë informacionin që mund të zotërojë SPAK për këtë rast.

    “E pashë dosjen që shkoi në gjykatë. Ka disa pikëpyetje. E para, nuk e di nëse në momentin kur ky komunikim mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës ka ndodhur, Suel Çela ka qenë person në kërkim apo person i lirë? Nëse ka qenë person i lirë ka një pikëpyetje, nëse ka qenë i kërkuar dhe gazetari ka kontaktuar dhe i ka shërbyer, natyrisht kjo është komplet diçka jo normale.

    Nëse është një person i lirë dhe gazetari e ka kontaktuar për informacion… Ndërkohë aty përmendet një fakt, që gjatë një emisioni, Artan Hoxha ka nxjerrë një foto të njërit prej Çapjave me Ramën, në momentin që Çapja ishte në kërkim apo kishte ndodhur diçka me të. Po këtë foto ne nuk do ta nxirrnim?

    Fotoja ishte montazh apo ishte e vërtetë? Nuk do të thotë ndonjë gjë që Rama ka bërë foto me Çapjan. Por në momentin që është e vërtetë, çfarë problemi ka?

    Nuk di çfarë ka dosja më thellë. Ishte ideja që ia dha ai (Suel Çela)? Po mua mund të ma çonte një qytetar kushdo, edhe ndonjë bandit, se unë nuk i kam numrat e telefonave njerëzve, më vijnë mesazhe pafund nga numra që nuk i njoh.

    Unë kam publikuar foto dhe video. Pse do ti kërkoja pashaportën unë këtyre njerëzve?

    Këtu flasim nëse bëhet fjalë për montazh, nëse kërkon të krijosh jnë alibi për një krim që je në dijeni. Pastaj, nuk e di cfarë ka dosja në brendasë, nuk dal garant. Por publikimi i kryeministrit në foto me një person, normale, çdo foto do e bëja.

    Nese bëhet fjalë që ka qenë person në kërkim dhe Artan Hoxha e ka takuar duke fshehur, por edhe në ato raste gazetari ka pikëpyetje. Nëse e ka ndihmuar për një krim, apo të fshehë gjurmët, kjo pastaj është një gjë tjetër, është problem i ligjit, shkelje e ligjit”, tha Fevziu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit