8.5 C
Tirana
E enjte, 23 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Emrat e ndaluar në Shqipëri: Nga Groshe, Meze tek Ankimi dhe Hafija, lista e zezë e gjendjes civile

    Me sjelljen në jetë të fëmijëve, vitet e fundit prindërit shpenzojnë një kohë të gjatë për të zgjedhur emrat se si do i quajnë.

    Ndërsa në kohën e komunizmit, shqiptarët ishin më të kufizuar e më të ndikuar se si do i quanin të sapolindurit e tyre.

    Prezantimi i parë në një vend pune, në një miqësi të re, në shkollë është përmes emrit. Ndryshimi i emrave nga një brez në tjetrin lidhet me evoluimin e shoqërisë dhe sistemin politik ku jeton.

    Në Shqipëri, qasja e prindërve për të vendosur emrin e fëmijës është modernizuar nga komunizmi në demokraci.

    Mirëpo mes emrave të pafundme që prindi mund të zgjedh e që mund të jetë përcaktuese për të ardhmen e tyre, ekziston një listë me emra të ndaluar.

    62 emra të cilat janë konsideruar të papërshtatshëm si Shkurre, Ankim Hyzmet, Durak, Pafate dhe në gjendje civile nuk lejohet regjistrimi i tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit