Ka përfunduar pak më parë mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Në mbledhje janë caktuar kandidatët për 6 bashkitë për zgjedhjet e 6 Marsit, të cilët janë zyrtarizuar nga PS.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS u caktuan kandidatët për kryetar bashkie si më poshtë:
Bashkia Durrës: Emirjana Sako
Bashkia Lushnjë: (Diskutim)
Bashkia Shkodër: Majlinda Angoni
Bashkia Dibër: Rrahim Spahiu
Bashkia Vora: Blerim Shera
Bashkia Rrogozhina: Edison Memolla
Ndërkohë, drejtuesi politik i Fierit, Taulant Balla u shpreh se kandidati për Lushnjën do të zyrtarizohet ditën e martë, pasi ende janë në proces konsultimi për një emër më potencial.
Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen në 6 mars, në 6 bashki të vendit. PS, PD, LSI dhe FRD u regjistruan më herët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhje.