16.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    EMRAT/ Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, zyrtarizohen kandidatët për zgjedhjet e 6 Marsit

    Ka përfunduar pak më parë mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Në mbledhje janë caktuar kandidatët për 6 bashkitë për zgjedhjet e 6 Marsit, të cilët janë zyrtarizuar nga PS.  

    Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS u caktuan kandidatët për kryetar bashkie si më poshtë:

    Bashkia Durrës: Emirjana Sako
    Bashkia Lushnjë: (Diskutim)
    Bashkia Shkodër: Majlinda Angoni
    Bashkia Dibër: Rrahim Spahiu
    Bashkia Vora: Blerim Shera
    Bashkia Rrogozhina: Edison Memolla

    Ndërkohë, drejtuesi politik i Fierit, Taulant Balla u shpreh se kandidati për Lushnjën do të zyrtarizohet ditën e martë, pasi ende janë në proces konsultimi për një emër më potencial.

    Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen në 6 mars, në 6 bashki të vendit.  PS, PD, LSI dhe FRD u regjistruan më herët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhje.  

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit