Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun Enca Haxhia, ka ngritur dyshime për një romancë të re, pas një postimi të fundit në rrejtët e saja sociale.
Artistja ka publikuar një fotografi në “InstaStory” ku shfaqet në makinë nën shoqërinë e një mashkulli, i cili ka vënë dorën e tij mbi këmbën e Encës.
Megjithatë postimi i këngëtares është shoqëruar me “emoji” në formë zemrash, duke shtuar spekulimet për një lidhje të re në jetën e saj personale.
Kujtojmë se Enca para disa kohësh ka konfirmuar ndarjen e saj nga i dashuri afrikan. Ka qenë një fans i saj i cili e ka pyetur Encën në “Ask me questions” nëse është single apo jo, pyetje të cilës këngëtarja nuk ka hezituar t’i përgjigjet teksa shprehet: “Beqarja më hot e momentit”.
