22.5 C
Tirana
E hënë, 5 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Enca konfirmon ndarjen pas muajsh spekulimesh: Beqarja më seksi e momentit

    Pas disa muajsh spekulimesh dhe lajmesh të shumta në mediat rozë, Enca Haxhia ka vendosur të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë për statusin e saj sentimental.

    Për një kohë të gjatë, është folur se këngëtarja ka përfunduar lidhjen me partnerin e saj afrikan, por deri tani, Enca kishte shmangur komentet publike. Megjithatë, sot, përmes një postimi në InstaStory, ajo ka konfirmuar përfundimisht ndarjen.

    Gjatë një rubrike pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj, një fans i kërkoi të saktësonte nëse është ende në një lidhje apo jo.

    Pa u ngurruar, Enca u përgjigj: “Beqarja më seksi e momentit”, duke e bërë të qartë se tashmë është beqare.

    Enca konfirmon ndarjen pas muajsh spekulimesh: Beqarja më seksi e momentit
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit