23.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Enca mendon se artistët shqiptarë homoseksualë duhet të dalin hapur

    Enca është e mendimit se artistët shqiptarë homoseksualë duhet të flasin hapur për seksualitetin e tyre, por pse? Në një postim në Instagram, Enca argumenton këndvështrimin e saj:

    “Ka ardhur koha që artistët shqiptarë homoseksualë të dalin hapur. Ndjej se kemi nevojë për vërtetësi në vitin 2022 dhe shumë fansa do të ndiheshin të mbështetur nga të preferuarit e tyre.” – shkruan fillimisht ajo.

    Enca ka përdorur ”come out” – coming out i referohet procesit nëpër të cilin kalojnë njerëzit që janë LGBTQ teksa punojnë për të pranuar orientimin e tyre seksual ose identitetin gjinor dhe e tregojnë atë identitet hapur me njerëzit e tjerë.

    “Jemi lodhur nga ky mashkulloriteti toksik dhe fals. Boll postuat modele të paguara, na tregoni partnerin e vërtetë. Unë do të isha e para që do t’ju mbështesja sinqerisht.” – shton ajo.

    Në një postim të radhës, duke i paraprirë komenteve që padyshim do të vinin në dukje se seksualiteti është një çështje private, Enca shkruan:

    “Mos më kërkoni të ‘tregoj’ cilët. Kjo është e gabuar. Secili duhet të flasë në kohën e vet. Thjesht po them se ndihem keq për njerëzit që duhet të bëjnë një jetë të dyfishtë, që nuk mund të jenë vetvetja. Bota do të ishte më e bukur nëse nuk do të gjykonim dhe do t’i linim të tjerët të jetonin të lirë.”

    “Personalisht, seksualiteti i artistëve të mi të preferuar nuk do të bënte ndonjë ndryshim në faktin se sa shumë i dua…përveç nëse dua të martohem me ta,” përfundon ajo me humor.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit