Djali i këngëtares së njohur Dafina Zeqirit do të jetë një bebe e lumtur dhe shumë fatlume. Ai do të jetë ndryshe nga gjithë bebet e fëmijët e tjerë, aq më tepër që pa ardhur ende në jetë luksi dhe klasi janë bërë pjesë të tij.
Edhe pse tingëllon e çuditshme apo qesharake, në të vërtet djali i Dafina Zeqirit është pronari i një “Lamborghini”…
Ka qenë vetë këngëtarja aje e cila ka publikuar në “Instastory” lajmin se djali i saj do të lëvizë me “Lamborghini”, më saktë me një karrocë për bebe nga prodhuesi i makinave luksoze.
Dafina publikoi një certifikatë që konfirmon se tashmë është pronare e një karroce që vjen si bashkëpunim mes markës së njohur të karrocave për fëmijë “Silver Cross” dhe “Lamborghini-t”.
Nëpër botë janë vetëm 500 copë të tilla dhe çmimi i saj është 5 mijë dollarë. Kjo është vërtet maja e luksit për një bebe.
Këtë të mërkurë Dafina Zeqiri publikoi gjithashtu një set me foto nga ditëlindja e saj (14 Prill). Me një fustan të kuq dhe barkun e rrumbullakosur, nuri i shtatzënisë e ka bërë akoma dhe më të ëmbël pamjen e këngëtares së njohur.
“Mirënjohës për këtë ditëlindje dhe akoma më të emocionuar për atë që do të vijë më pas. Ju faleminderit shumë të gjithëve për urimet më të bukura të ditëlindjes! Këtë do ta kujtoj përgjithmonë!
14.04”, ka shkruar në postim Dafina Zeqiri.