12.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Endri Meksi kërcënohet me jetë: Kam pasur një lidhje jashtëmartesore për tre vjet, me një punonjësen time

    Drejtori i MCN TV, Endri Meksi, ka denoncuar mungesën e reagimit nga institucionet pas kërcënimeve të bëra ndaj tij dhe bizneseve që zotëron, duke ngritur dyshime për një tentativë heshtjeje.

    Në një deklaratë publike, Meksi tha se pas kallëzimit të bërë më 10 mars dhe ankimimit në prokurori më 18 mars, nuk ka marrë asnjë informacion për zhvillime nga policia apo organet e hetimit.

    “Nuk kemi informacion deri më sot për ndonjë zhvillim nga ana e policisë. Që nga momenti i denoncimit nuk kam asnjë të dhënë për ecurinë e çështjes”, u shpreh ai.

    Sipas tij, mënyra si po trajtohet rasti ngre dyshime serioze. “Kjo është e dyshimtë, e kam parë si tentativë heshtjeje. Duket sikur askush nuk ka interes ta ndjekë këtë çështje”, deklaroi Meksi, duke shtuar se edhe fakti që kamerat e sigurisë nuk janë përcjellë në prokurori përbën një element shqetësues.

    Ai theksoi se vendosi të bëjë kallëzim publik për të shmangur çdo dyshim mbi ngjarjen. “E denoncova sepse dua transparencë. Nëse nuk do ta bëja, do të mbeteshin dyshime se ishte një sajesë”, tha ai.

    Meksi i lidh këto zhvillime me aktivitetin e tij në sektorë që i konsideron të ndjeshëm, si lojërat e fatit dhe investigimet që lidhen me AKSHI dhe ARRSH. “Jemi në një biznes ku shpesh kallëzojmë afera dhe kjo mund të ketë sjellë pasoja”, u shpreh ai.

    Një tjetër shqetësim lidhet me auditimin e nisur nga Ministria e Financave, i cili sipas tij ka zgjatur mbi një vit dhe është shtyrë disa herë përtej afateve. “Duhej të kishte mbaruar me kohë, por vazhdon pa afat të qartë”, tha Meksi.

    Ai pretendon se në grupin e auditimit janë përfshirë persona të porositur nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi. “Kam bërë shkresë si në Ministrinë e Financave ashtu edhe në SPAK për këtë çështje, por nuk kam marrë asnjë reagim”, deklaroi ai.

    Sipas Meksit, kallëzimi në SPAK është bërë për të treguar besim tek ligji dhe për të mbrojtur pavarësinë e medias. “Qëllimi im është të tregoj vendosmëri dhe besim tek shteti i së drejtës”, përfundoi ai.

    Lidhja jashtëmartesore

    Endri Meksi pranoi publikisht se prej tre vitesh ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN me një prej kolegeve të televizionit aty, një marrëdhënie që ka përfunduar në fund të 2025, por që atij vetë i ka shkaktuar shkatërrimin e familjes, divorcin me bashkëshorten e tij.

    “Jeta ime private ka ndikuar tej mase dhe në klimën e MCN TV dhe unë për këtë arsye vendosa të dilja të flisja. Dje kur u ripërsërit incidenti i darkës unë vura re fytyrat e shqetësuara të kolegëve që ishin në televizor, pak a shumë ishte ndërrim turni ora tetë pa një minutë. Shqetësimi i tyre me fytyrat e prera më bezdisi goxha, sepse, pavarësisht se unë e kam marrë me sportivitet dhe me pak humor gjithë këtë eksperiencë të tre viteve të fundit, gjykova që tashmë kupa është derdhur.

    Pra ky skenar, që kam zgjedhur që të rrjedhin gjërat se ndoshta do të zbardhen rrugës, ndoshta nuk ishte më momenti për ta bërë sepse tashmë ndikohet totalisht puna juaj. Unë e vlerësoj shumë punën e pavarësinë tuaj, të të gjithëve bashkë, ju me njihni prej kaq e kaq vitesh tanimë, sa herë ju ndërhyj dhe sa herë ju bezdis. Dhe në këtë sens u ndjeva shumë i trishtuar që ju vuani nga fëlliqësirat e mia.

    Une per tre vite rresht kam pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një kolege të punës këtu që ju të gjithë e njihni po asnjeri prej jush nuk ka folur asnjëherë. Marrëdhënia ime ka shkuar shumë keq e kjo marrëdhënie u prish në vitin 2025, dhe kjo marrëdhënie mbaroi në nëntor-dhjetor 2025 kur janë edhe përplasjet më të mëdha.

    Unë nuk e di cili është shkaku ndaj e referova edhe në prokurori disa emra dhe ta bëjë punën prokuroria”, tha ai në intervistën dhënë sot në MCN TV mbi dyshimet që ka për sulmet më të fundit ndaj tij.

    Por Endri Meksi insinuon që edhe kjo marrëdhënie mund të ketë qenë e stisur, nga klanet të cilat po e sulmojnë. Të cilat sic pohon dhe ai vetë, fillimisht i ka marrë me sportivitet e të qeshur, por tani, loja është bërë shumë e rëndë.

    Do përpiqem të bëj transparencë sa më të madhe pa lënduar njerëz privatë sepse mund të jem komplet gabim. Kam lënduar gruan time me të cilën tashmë kam bërë divorcin para 10 ditëve për shkak të fajeve të mia dhe ajo s’ka pse të marrë kosto të mëtejshme në jetën e saj, është dhunuar ime më nga persona pranë familjes së ish partneres, dhe të gjitha këto i kam referuar te njoftimi i sotëm i prokurorisë së Tiranës.

    Mekanizmat e përdorur janë “fëlliqja”. “Do të diskretitojmë”; “do të fëlliqim”, në formë kosntante nga gushti në shtator.

    Për sigurinë time nuk kam frikë fare. Për sigurinë e familjes sime shpresoj që jo, jam i qartë që i kam rënë në qafë. Unë kam vazhduar të bëj gjithë detajet ligjore. Vazhdoj të bëj ankimime tenderash, në formë konstante pa u bezdisur. Në formë konstante u kam folur kolegëve të mi të IT në MCN që mos u dorëzoni se ata kanë ditur historinë. “Ju bëni punën tuaj”. Dhe në këtë sens do të doja të vlerësoja edhe rolin e Gerond Meces i cili ka pasur të njëjtin insistim. Dhe më është shtuar respekti për të. Jam akuzuar se kam qenë partner me të. Nuk kam qenë kurrë partner me të, kam bashkëpunuar me të”, tha ai në deklaratat e tij, duke përmendur një emër jo pak të njohur deri tani në fushën e tenderave të AKSHI-t”, tha ai.

    Geront Mece është një prej personazheve kycë të dëshmisë së dosjes AKSHI, njeriu që në dëshminë e tij në SPAK ka deklaruar se është rrëmbyer nga klani i një prej bandave të famshme të Elbasanit. Por më vonë, prokuroria e posacme ka zbuluar të tjera fakte dhe të dhëna lidhur me punën e madhe me tenderat që MECE ka pasur me AKSHI-n. Sic duket, firma e tij duhet të dilte nga tregu i tenderave pasi në të, sipas SPAK, hyri Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët u kthyen në kompanitë kryesore me të cilat operonte ky institucion.

     “Përfshirja e partnerëve të mi të biznesit që nuk janë të përfshirë. Tentativa për të bërë pis ata dhe njerëz të politikës që kanë të bëjnë me linjën editoriale të MCN tv. Kaq e thjeshtë. Policia e tiranës, ky institucion kaq shumë i përfolur me lidhje me AKSHI-n dhe Ergys Agasin, zgjedh një tjetër sektor. Nuk zgjedh AKSHI-in, nuk zgjedh lojrat e fatit, por zgjedh ARRSH. Ky është një tjetër pisllëk që unë jam I detyruar ta denoncoj në këtë formë dhe për këtë arsye I kam shkruar edhe prokurorisë së Tiranës që të merret. Pra ata duhet të hetojnë se kush në policinë e Tiranës di kaq gjëra që edhe mund të jenë të vërteta po askush nuk I nxjerr. Dhe kolegë gazetarë që disponojnë informacione dhe nuk I nxjerrin. Le të thonë emrat: nëse mendojnë që është X biznesmen le ta thonë hapur që kanë një problematikë me Endri Meksin. Unë nuk gjykoj që është ai rast.

    Unë gjykoj që janë të tjera raste. Qofsha I gabuar. Le të na e thotë prokurorja që unë jam I gabuar dhe është…unë gjykoj se në mes janë lojrat e fatit dhe klanet e AKSHI-t. nuk di nëse kam cënuar dikë sepse përfshirja e njerëzve kyc si Mark Beqiri një person që njihej nga 2009-2010 në këtë aferë nuk ka të bëjë me emrin tim. Unë jam njohur me të në 2016-2017. Nuk e shoh te ana personale e imja. Unë I kam referuar këto të dhëna në SPAK dhe nuk shoh ndonjë zhvillim. Ministria e financave e ka hequr nga grupet e hetimit këtë person me justifikimin që ka detyra të tjera”, thotë Endri Meksi në dëshminë e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit