11.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Endri Prifti paralajmëron ish-bashkëshorten: Kush më vjedh mua, do të përfundojë në burg. Ndaj u bë reforma në drejtësi

    Këngëtari i njohur Endri Prifti rreth një muaj më parë bëri një denoncim për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica, me ndihmën e Kadastrës së Korçës.

    Ky denoncim nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të ashpër dhe me akuza të rënda ndaj Priftit. Ndërkohë, këngëtari duket se ia lënë në dorë institucioneve.

    I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Endri zbuloi se aktualisht është në proces gjyqësor dhe ka paralajmëruar se kush cënon ta vjedh atë, do të përfundojë në burg.

    “Unë s’di të gënjej asnjëherë. Unë di të them akoma të vërtetën. Kush cënon të më vjedhë mua do të përfundojë në burg. Ekziston Reforma në Drejtësi. Jam akoma në process gjyqësor”, tha këngëtari.

    Ai bashkë me të vëllain këngëtar, Stefi, kanë hedhur ndërkohë akuza ndaj Festivalit të RTSH.

    “Kur vjen puna për çmimin e parë, të gjithë e duan dhe e kërkojnë. Ne kemi pasur dy raste që ishim me të mirët për të fituar çmimin e parë, një me këngën “Ti se meriton” dhe këngën e Endrit e cila u zgjodh si balada më e mirë.

    Juria për këngën “Ti se meriton” ishte për çmim të parë, por festivali ka një pronar dhe ai thotë çmimin e parë do e ndajë unë, ndërsa për të tjerat i keni ju në dorë.

    Këto gjëra artistët nuk i thonë se ne jetojmë një botë të vogël dhe nesër pasnesër do t’i trokasin prap në derë”, tha Stefi.

    “Ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis as me kolegët dhe as me jurinë. Nuk themi asnjëherë na vendos pike”, shtoi Endri.

    Sa i përket, konkretisht Festivalit të RTSH-së, ky i fundit hodhi akuza të rënda: “Mblidhet byroja te RTSH dhe vendosin që tani kë do dërgojmë vitin tjetër në Eurovision, gjejnë një emër dhe e çojnë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit