1.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Engjëjt nuk duan zhurmë

    Nga Brizida Gjikondi

    Dhimbja është udhërrëfyes i keq.. kur e perdor per te tille..

    Dhimbjet e medha shoqerohen me heshtje, lutje dhe përshpirtje te medha..

    Arsyet dhe shkaqet e tragjedive si kjo qe ndodhi kërkohen brenda besh.. jo jashte.. dhe jo papritur.

    Doreheqja e ministrit te Brendshem, drejtorit te Policise.. pavaresisht se morale dhe te domosdoshme pasi kane deshtuar ne menyre progressive, jane thjesht valvula shkarkimi te situates se momentit.. por infektimi i shpirtit dhe i shoqerise shqiptare mbetet… ndaj riciklohet me tragjedi te radhes..

    Të dukurit, ekzibicionizmi, pasurimi shtazarak material dhe të qënit ai si një njësi matëse se sa vlen janë tipari kryesor që sundon ndër ne..

    Pa kuptuar dhe pastaj pa u shkeputur nga kjo njësi matëse.. ne sdo bejme hajër.

    Mbrëmë mu bë shpirti def.. sidomos nga komentet dhe statuset e dishepujve te se liges.

    Ata qe kane futur helmin dhe doren e tyre te fëlliqur ne shpirtin dhe vlerat e shqiptarve, ata qe mbushen cdo qelize te shtetit dhe shoqerise me korrupsion kriminal, qe poshteruan Gjykata, Prokurori e Polici duke i mbushur me sklleverit e tyre te se liges.. ata sot, dhe opinionistet e tyre shpirt katran ngulin akoma me shume thiken ne plagen qe kullon gjak..

    Ne jemi produkt i vetes..

    Ne nuk po mbajme hapin te kuptojme pse po na ndodhin keto gjema..

    Pse po mbajme si idhuj ata qe duhet të kalbeshin ne burgje jo ne ekrane televizionesh duke bere moral dhe duke qene maja-ja e brumit te se liges..

    Kriminelet e bregut te detit, te parlamentit..qeverive, gjykatave.. prokurorive, mediave etj etj.. i kemi sjelle dhe i mbajme ne ne jete.. me perkrahjen ose dhe me heshtjen tone..

    Ndryshimi vjen kur idhuj mos kemi te ligen po te miren..

    Lexova shume mbreme.

    Lexova dhe qënie te cekta ne deshperim qe i benin thirrje te rinjve ikni nga syte kembet se ky vend nuk behet duke fshire buzet me thes tragjedish.

    Lexova shume mllef, dhimbje, revolte mbreme, po shpirtin ja dhashe vec dhimbjes.

    Dhimbjes dhe heshtjes.

    Engjejt e vegjel nuk duan zhurme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit