12.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Engjëll Agaçi jep dorëheqjen

    Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, raportohet se është larguar nga detyra.

    Sipas burimeve nga Kryeministria, ai ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore.

    Agaçi për vite me radhë është akuzuar nga opozita, si njeriu hije i Ramës, i përfshirë në afera korruptive.

    Mësohet ndërkohë, se ai do zëvendësohet nga Elsonida Rama.

    Ajo është prezantuar në mbledhjen e Qeverisë nga vetë kryeministri Rama.

    Elsonida Rama vjen në këtë detyrë, pasi më parë ka punuar në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

    Engjëll Agaçi largohet nga posti i sekretarit të përgjithshëm pasi ka shërbyer aty prej gati 13 vjetësh, që nga ardhja e Edi Ramës në krye të qeverisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit