10.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Entuziasmi i shfrenuar i sovranistëve të Tiranës pas sulmit amerikan ndaj Venezuelës… për hir të paqes Shqipëri-Azerbajxhan!

    Nga Aranit Muraçi

    2 janari do të mbetet në histori si një ndër ditët më të errëta për adhuruesit e sovranitetit dhe të pushtetit në Shqipëri. Por jo vetëm!

    Goditja ishte gati identike, ndërsa forma e arrestimit të Presidentit autokratik, Nicolas Maduro, ndryshonte nga fundi tragjik i Slobodan Milosheviç, Sadam Husein, Muamat Gadafit etj.

    SHBA-të sulmuan Venezuelën (vend me 30 milionë banorë), në atë që u vlerësua si ndërhyrja më e shpejtë e Uashingtonit mbi një shtet të Amerikës Latine që nga pushtimi i Panamasë, në vitin 1989. Përpara sulmeve të forcave speciale amerikane mbi Karakas, SHBA-të e kishin shpallur ‘non grata’, e kishin akuzuar për krijimin e një narko-shteti dhe e kishin paralajmëruar Maduron të tërhiqej nga fushë-beteja para se të arrestohej në zyrë apo në shtëpi, kudo që do të ndodhej.

    Çfarë do të thotë kjo ndërhyrje për sovranistët dhe kanabistët e Shqipërisë, të cilët promovojnë shtete paralele brenda territorit të tyre dhe kanabisin e Lazaratit e vlerësojnë si më cilësorin në Europë?

    Donald Trump, sipas sovranistëve, me sulmin ndaj Venezuelës dhe me arrestimin e Maduros, nuk ka pasur në mendje asgjë tjetër, thjesht ka dashur të japë një paralajmërim për Tiranën.

    Kur ka urdhëruar arrestimin e Maduros, sipas sovranistëve të Tiranës, presidenti amerikan do ta ketë pasur mëndjen në Shqipëri dhe jo në Armeni (për paqen e përsëritur me Azerbajxhanin).

    Trump nuk është aspak i shqetësuar për përmbushjen me sukses të detyrës së tij: të realizimit të premtimeve elektorale, mbi të cilat u ngjit për herë të dytë në pushtet. As për të fituar rivalitetin e ashpër ekonomik me Kinën, as në rivalitetin e gjatë ushtarak me Rusinë dhe as të normalizojë përçarjet dhe mosmarrëveshjet e krijuara të SHBA-ve me vendet e Bashkimit Europian.

    Trump nuk i bën asnjë përshtypje Turqia e Erdogan në Ballkan, një vend me 60 milionë banorë, as vendet e G-20 me fuqinë më të madhe ekonomike në botë. Nuk do t’ia dijë as për Indinë, vend më 1.4 miliard banorë, as për Indonezinë (250 milionë banorë) as për Brazilin (180 milionë banorë) as për Nigerinë (120 milionë banorë). As për Iranin, as për Korenë e Veriut, as për Irakun, as për Sirinë, as për Serbinë as për Afganistanin me të cilat ShBA është në armiqësi ose është përfshirë në luftë gjatë tri dekdave të fundit.

    Edhe Danimarka, të cilës kërkon t’i marrë Grenlandën me ose pa dëshirën e saj, edhe Kanadaja që kërkon ta bashkojë me SHBA-në dhe Meksika të cilës shprehu dëshirën t’i ndryshoi emrin e gjirit, nuk janë aspak prioritete të politikës së jashtme të Trump.

    Trump me siguri, sipas partizanëve të sovranitetit në Tiranë, kryeprioritet në politikën e tij të jashtme ka zhbërjen e Reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe shkrirjen e institucioneve e reja të dala prej saj, rrëzimin e “qeverisë së narko shtetit” dhe shpërbërjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke qenë se, sic pretendohet në Tiranë, ka shpallur “non-grata” politikanë të gabuar.

    Kështu besojnë, të paktën me aq sa pretendojnë sovranistët e Tiranës të cilët kur ShBA bombardonte Serbinë për të çliruar Kosovën, shihnin me dylbi herë nga pushteti që humbën dhe ‘97-a që prodhuan dhe herë nga avionët ushtarakë amerikanë që fluturonin në “emër të sovranitetit’ të tyre mbi qiellin shqiptar.

    Vetë nga ana e saj SHBA ka shpikur teoritë e konspiracionit dhe ato promovohen si në asnjë vend tjetër. Për shembull, në vendin me demokracinë dhe ekonominë më të zhvilluar në botë përhapen teori konspiracioni nga më të pabesueshmet. Ish-presidenti Biden u pretendua se kishte vdekur dhe SHBA ishte udhëhequr në dy vitet e fundit të qeverisjes prej tij nga një kloun, është një prej këtyre teorive. Elon Musk është alien, është një teori tjetër. Të shumta janë teoritë e konspiracionit ndaj Trump, nga ngjitja gati e pabesueshme prej tij dy herë në pushtet, sulmi që u organizua mbi Kapitol apo atentati që iu bë në fushatë.

    Këto teori në SHBA promovohen në media me qëllim për të identifikuar njerëzit të cilët i besojnë si një test i thjeshtë për të veçuar budallenjtë.

    Në Shqipëri dy teoricientët më të mëdhenj të promovimit të konspiracionit janë Alfred Cako dhe kryetari i opozitës. Ata të cilët i besojnë këto teori në Shqipëri ndoshta është e kundërta; janë më të mençurit!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit