12.5 C
Tirana
E premte, 28 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Enxhi Nasufi flet për herë të parë pas përplasjes me Neada Muçajn!

    Enxhi Nasufi foli për herë të parë publikisht në lidhje me lajmet se ishte përfshirë në një konflikt që kishte përfunduar në dhunë fizike me ish-kolegen e “Wake Up” në Top Channel, Neada Muçajn. Moderatorja tregoi se është prekur më shumë për mamanë e saj dhe këtë rast e ka menaxhuar mirë.

    “Meqënëse përmende portalet dhe rasti tani i fundit me të gjithë atë zallamahinë që është bërë, thjesht kam shkuar në shtëpi, e kalova vetë.

    Shkova në shtëpi, thashë ‘ka ndodhur kjo, kjo, kjo’, e minimizova këtë gjënë. Ajo (mamaja) i kishte lexuar të gjitha, nuk bëhet fjalë. Vesha tutat, hoodie-n dhe i thashë ‘po iki në studio’.

    Nuk ka ndodhur asgjë,’ i thashë unë mamasë, ‘ti e di që jam shumë kokëfortë, jam shumë e fortë, duhet të punoj dhe gjërat që kam në plan t’i bëj, do vazhdoj t’i bëj dhe nuk ka asnjë njeri dhe asnjë gjë që më ndalon”, tha ajo në një intervistë në RTSH.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit