8.5 C
Tirana
E enjte, 15 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Enxhi Nasufi thyen heshtjen për largimin nga “Wake Up”: Më lëndoi…

    Toptani Podcast, nën drejtimin e gazetares dhe autores Ilda Lumani, vijon të sjellë rrëfime të ndjera dhe histori që zbulojnë anën njerëzore përtej figurës publike. Episodi i radhës ka sjellë një nga intervistat më të komentuara, ku Enxhi Nasufi ka folur hapur për largimin e bujshëm nga emisioni “Wake Up”.

    Në një bisedë të sinqertë, Enxhi theksoi se largimet janë pjesë e natyrshme e jetës dhe e cikleve profesionale. Sipas saj, çdo eksperiencë ka një fillim dhe një fund, nga ku duhet marrë më e mira dhe mësimet e nevojshme për t’u rritur.

    “Unë mendoj që largimet janë pjesë e jetës, ka cikle, nis diçka ti do duhet ti marrësh më të mirën, të bësh më të mirën, të mësosh, të rritesh dhe ka një cikël që mbyllet. Ndoshta ishte një cikël që duhej mbyllur.” u shpreh ajo.

    Megjithatë, ajo pranoi se ajo që e ka mërzitur më shumë nuk ka qenë vetë largimi, por mënyra se si u trajtua situata dhe zhurma e madhe mediatike që pasoi.

    “Nuk më pëlqeu mënyra se si u bë. Nuk jam njeri që më pëlqejnë zhurmat, sidomos zhurmat e atilla. Do doja që zhurmë të bënte puna dhe suksesi, jo shpikjet, gënjeshtrat dhe titujt për klikime,” tha Enxhi.

    E pyetur nga autorja Ilda Lumani nëse ndonjë gazetar e kishte kontaktuar për të verifikuar informacionet e publikuara për “sherrin” e përfolur, Enxhi u shpreh se askush nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

    “Askush. Në asnjë nga këto media online nuk mori dikush në telefon të thotë: “Shiko unë do e shkruaj diçka, po si ka ndodhur? Cila është e vërteta?” Nuk është se i interesoi dikujt. Në situata të tilla delikate, ti kupton njerëzit që ke rrotull.” theksoi ajo.

    Në këtë periudhë delikate, Enxhi tregoi se ka kuptuar shumë edhe për njerëzit që kishte rreth vetes, duke evidentuar më shumë persona që, sipas saj, u fshehën pas cinizmit dhe mungesës së guximit për të folur hapur.

    “Evidentova më shumë njerëz që më vjen keq ta them kështu, por kështu është që fshihen pas gishtit. Njerëzit cinik nuk më pëlqejnë fare. Në këtë rast kuptova që njerëzit duke sikur e kanë guximin për të ta thenë diçka përballë, por në fakt nuk e kanë.” përfundoi ajo.

    Rrëfimi i Enxhi Nasufit në Toptani Podcast tregon shumë për situatën me sinqeritetin dhe qasjen e drejtpërdrejtë, duke hedhur dritë mbi një nga temat më të diskutuara të fundit në median shqiptare.

    Intervista e plotë më poshtë:

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit