14.5 C
Tirana
E hënë, 16 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Era femër më në fund, edhe në PD

    Partia Demokratike, e njohur si një parti e “burrave të fortë”, duket se në drejtim ka filluar të “zbutet”.

    Kjo, pasi në pesë qytete, janë zgjedhur kryetare pesë femra.

    Gjë që është një risi për PD-në, çka është theksuar dhe nga vetë Sali Berisha.

    Sipas tij, demokratët janë duke dalë nga mentaliteti i prapambetur.

    “Për t’u përshëndetur si hap pozitiv është gjithashtu zgjedhja në Lezhë, në Vlorë, Sarandë dhe Himarë me votën e lirë të demokratëve i katër zonjave të nderuara. Edhe në Dimal, pesë.

    U tejkalua një mentalitet i prapambetur, paternalist, absolutisht i pabazë. Dhe unë them që edhe ky dimension kësaj here është një dimension vërtet emancipues dhe i përgëzoj ato zonja për guximin e tyre, për përkushtimin e tyre, për suksesin e tyre.

    Kështu që të vazhdojmë në këtë drejtim, të finalizojmë sipas përcaktimeve që u lexuan këtu zgjedhjet në degë, ta mbyllim këtë proces, ta finalizojmë me Kuvendin në fillim të qershorit dhe rikthehemi krahas kryengritjes paqësore, rikthehemi tek përgatitjet për zgjedhjet vendore, për të cilat duhet të angazhohemi me gjithë forccë”, tha Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit