25.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Era Rusi konfirmon lidhjen e dashurisë?!

    Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka festuar këtë të enjte ditëlindjen e saj në mes miqsh dhe kolegësh, mes të cilëve ishte edhe Era Rusi.

    Video të shumta kanë qarkulluar në rrjetet sociale, dhe në një prej tyre dëgjohej Eneda e cila po shprehte falënderimet dhe tregoi se kishte organizuar tre festa për 40-vjetorin.

    Era e ngacmoi duke thënë se cila është festa e tretë ndërsa Eneda thotë se bëhet fjalë për një organizim familjar.

    Eneda fton edhe Erën ndërsa shton me shaka se ka një kushëri beqar.

    “Kush tha që unë jam vetëm?’, u shpreh Era, duke ngitur dyshimet se është në një lidhje.

    Nuk dihet nëse kjo deklaratë e këngëtares ishte në sensin e shakasë apo një konfirmim se tashmë ka gjetur dashurinë.

    Kujtojmë që këngëtarja është treguar shumë hermetike për jetën personale dhe nuk dihet asgjë.

    Pjesë nga biseda:

    Eneda Tarifa: Zihemi, pajtohemi, duhemi, ndahemi, bashkëpunojmë, bashkëpunojmë. Në fakt para dy ditësh më lindi ideja, ishte shtysa në fakt e Ketit, mikeshës sime më të mirë, e cila më tha t’i duhet ta bësh ditëlindjen. Dhe nga një festë dolën tre festa.

    Era Rusi: Kush është e treta?

    Eneda Tarifa: Është me familjen, do vish? Kam një kushëri që është beqar.

    Era Rusi: Kush tha që unë jam vetëm?

    Eneda Tarifa: Paskemi fejesë në ardhje, festë tjetër domethënë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit