30.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar

    Një turist nga Jemeni që kishte rezervuar për të kaluar dy ditë pushime në Theth, ka mbetur i shokuar sot më 8 korrik, kur ka ardhur dhe e ka gjetur vilën ku do të qëndronte të rrafshuar.

    “Jam nga Jemeni. Ky është rezervimi im. Çfarë të bëj unë? Jam me familjen time. Nuk është mirë për vendin tuaj, për vizitorët që vijnë në vendin tuaj për të qenë të lumtur.

    Kur vjen, bën një rezervim në një hotel diku dhe kur vjen nuk e gjen. Është hera e parë që vij këtu, jam me familjen time. Çfarë do bëjmë tani”– thotë turisti, i cili sqaron se nuk ka marrë zgjidhje se ku do të qëndrojë tani.

    Pushuesi nga Jemeni kishte rezervuar tek një kompleks me vila në Theth, që u shembën këtë të martë, 8 korrik 2025, nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet lokale, pas një aksioni për largimin e ndërtimeve pa leje në këtë zonë.

    Më herët lidhur me ngjarjen, foli dhe një prej banoreve të zonës, e cila ka dhe godinat private të drurit, e cila u shpreh se turistët janë larguar.

    Zonja bëri thirrje se brenda disa orësh nuk mund të transferojnë në vend tjetër pushuesit që ndodhen në këto struktura druri.

    Ajo e vuri theksin tek thirrja e qeverisë për të kultivuar sa më shumë turizmin në vend, duke u shprehur se: “Thonë bëni turizëm, s’lënë të bësh turizëm”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit