11.5 C
Tirana
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Erdoganistët shqiptarë kërcënojmë gazetarët që vizituan Izraelin, një imam i mallkon publikisht

    Një grup gazetarësh shqiptarë nga Tirana dhe Prishtina, përfaqësues të disa mediave, u ftuan nga ambasada e Izraelit për të vizituar vendin, në përvjetorin e masakrës së 7 tetorit 2024. Në një ndërmarrje krejt normale, qeveria izraelite u kujdes për mikpritjen dhe organizoi një tur në zonat që gazetarët propozuan ose shprehën interes.

    Kjo praktikë është e zakonshme në shumë vende të botës, madje edhe në vendet arabo-islamike të Gjirit. Gazetarët udhëtojnë, vizitojnë zonat e interesit dhe më pas shkruajnë atë që shohin. Kjo është pjesë e profesionit dhe e diplomacisë publike.

    Por kthimi i gazetarëve shqiptarë dhe publikimi i fotove dhe shënimeve nga udhëtimi shkaktoi një fenomen të paprecedentë në Shqipëri. Mediat otomano-erdoganiste nisën t’i kërcënojnë gazetarët, duke botuar listën me emrat e tyre, duke i ekspozuar qëllimisht ndaj linçimit nga fanatikët trushkulur.

    “Shpirtshiturit e medias shqiptare te të pashpirtët e globit. Njihuni me ata që u paguan nga Izraeli për të bërë të harrueshme Gazën”, shkruan një nga këto media me identitet të paqartë, e cila drejtohet nga një individ në Zubin Potok të Kosovës, por që synon publikun shqiptar.

    Kjo media, e njohur për propagandën e hapur pro Erdoganit, ka kaluar çdo kufi etik, profesional dhe ligjor. Nxitje e hapur e urrejtjes është vepër penale. Aty ku askush nuk i ka sulmuar gazetarët, është pikërisht kjo media që i hedh në tregun e gjallë të linçimit.

    Ndërkaq, teologu dhe publicisti Justinian Topulli i mallkoi publikisht në rrjetet e tij. “Të paktën e dimë tashmë publikisht se cilët kemi përballë. Ju mbuloftë turpi”, shkroi ai, duke e rritur më tej histerinë.

    Në një koment tjetër, ai akuzoi delegacionin shqiptar se ka rënë në “rrjetën e Hasbaras”. Hasbara është term që përdoret për diplomacinë dhe propagandën izraelite që shpjegon politikat e shtetit të Izraelit, veçanërisht përballë kritikave ndërkombëtare. Por ky interpretim i Topullit është politik, jo profesional, dhe synon demonizimin e gazetarëve shqiptarë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit