Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është ndalur ditën e sotme te protesta e mbajtur pasditen e së hënës nga opozita si dhe mënyrën se si protestuesit u sollën ndaj forcave blu.
Sipas Braçes ndryshe nga protesta e 21 Janarit, për të cilën deputeti u shpreh se nisi paqësisht, policët pasditen e së hënës ishin në zbatim të ligjit, ndërkohë që në protestën e viteve më parë katër protestues u vranë me plumb “në lule të ballit”.
Deputeti më tej ngriti zërin duke thënë se protesta e përgjakshme e 21 Janarit do të marrë drejtësi dhe do të vendosen para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.
“Në 21 Janar një protestë të nisur paqësore dhe që mbaroi me 4 të vrarë jo me ujë, por me plumb në lule të ballit dhe me 14 të tjerë të plagosur me plumb po prap.
Në pjesën e trupit dhe jo në pjesën e këmbëve dhe që janë sot gjallë, fare kot, i shpëtoi Zoti lart.
Nuk mund të vihet këtu dhe të na thuhet që gjuajtët me ujë dhe gjuajtët me plumba gome.
Ajo ngjarje do t’ju përndjekë derisa ai lart do t’iu marrë. Në këtë vend do të bëhet drejtësi një ditë”, tha Berisha.



