20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Erion Braçe: Bujqësia kërkon naftën dhe ujin për vaditje, qeveria e bën të hënën pushim!

    Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe, ka thumbuar qeverinë duke thënë se e hëna është ditë pune për bujqësinë, pavarësisht se administrata e ka pushim prej festës së Pashkëve Ortodokse.

    Reagimi i plotë i Erion Braçes

    ËSHTË E HËNË, DITË PUNE APO JO?! Bujqësia kërkon NAFTËN dhe UJIN PËR VADITJE!

    Sot në mëngjes, Andi Kaca e Aldi Dupi, dy djem poshte të 30-ave që merren me BUJQËSI në Çermë Sektor/DIVJAKË, janë në punë, në fushat e Tërbufit; të dy kishin një hall; NAFTËN PËR MEKANIKËN BUJQËSORE! PO VONOHET-klithin.

    Misri po dështon për mbirje, ka 10 ditë i mbjellë, nga thatësira e nevoja jetike për uje; na duhet nafta për pompat; erdhi vakti të korrim jonxhat e na duhet nafta për mekanikën; shkurt e qartë, kaq.

    Aaaaa po, është edhe ky rresht: NA SHIH PAK NE NË TËRBUF PËR NAFTËN SE EDHE 7 DJEM TË RINJ KANË MBETUR QË MBJELLIN TOKA! Kam qe javën e parë të janarit që u flas e flas për naftën dhe ujin;

    Ju një daulle: Gënjen Erioni se do ti zërë vendin Fridës!

    500 tonë naftë e shpërndarë është një gotë me ujë në fushat e Myzeqesë! Nxirrini nga halli i BUROKRACISË E PAAFTËSISË bujqit që HALLI I TYRE MOS KTHEHET SHPEJT HALLI I USHQIMIT TË GJITHË SHQIPËRISË!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit