Në mbledhjen e para dy ditëve Asamblesë së Partisë socialiste të Njësisë 5, Erion Braçe shpalli kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Ndryshe nga vendimi i kryetarit të PS dhe strukturave të Kryeqytetit që kanë shpallur emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate për kryetare të Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor në 2027.
Ndërkohë mësohet se deputei i ka dërguar një shkresë KQZ-së me datë 24 mars. Sipas publikimit të bërë nga Top Channel, Erion Braçe kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet duke nisur që prej zgjedhjes së parë si i tillë në qarkun e Beratit, në vitin 1996.
Po ashtu ka kërkuar edhe rezultatin e PS në rang qarku në 2009 në të gjitha ZAZ Berat, si edhe 2013, 2017 dhe 2021 në Divjakë.
Braçe më tej ka kërkuar që informaciionit t’i vihen në dispozicion në numër votash dhe përqindje për secilin vit.
Kjo ka gjasa të jetë e para herë që një deputet i drejtohet me një kërkesë të tillë KQZ-së. Mbetet e paqartë arsyeja përse zoti Braçe e ka bërë një kërkesë të tillë.



