19.5 C
Tirana
E hënë, 13 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Erion Braçe, “fushatë” rrugëve të Tiranës

    Deputeti i Partisë Socialiste dhe një nga zërat kritikë brenda mazhorancës, Erion Braçe, ka dalë sërish me një denoncim të ri sa i përket gjendjes së rrugëve të kryeqytetit. Në një kohë kur po shpreh ambicien për të kandiduar për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Braçe po vijon të shfaqet aktiv në terren, duke denoncuar problematikat që sipas tij prekin qytetarët në përditshmëri.

    Përmes një video të publikuar në rrejtet sociale, Braçe ka evidentuar gjendjen e rënduar të rrugës kryesore të zonës së Selitës, e cila sipas tij ndodhet prej kohësh në një gjendje të amortizuar dhe me dëmtime të shumta. Ai thekson se segmenti rrugor është bërë thuajse i pakalueshëm në disa pika, për shkak të gropave të shumta dhe mungesës së ndërhyrjes për riparim.

    Braçe shpreh shqetësimin se pavarësisht sinjalizimeve të përsëritura dhe kërkesave për ndërhyrje, situata nuk ka marrë zgjidhje dhe rruga vijon të degradohet, ndërkohë që mungesa e reagimit ka bërë që problematika të thellohet me kalimin e kohës, duke rritur pakënaqësinë e banorëve të zonës.

    “Pirro se dëgjova dje në një mbledhje që të merrnin në telefon. Pirro, nuk po të marr më në telefon. U bënë muaj të tërë që është kjo gjendja, kaq di unë”, u shpreh Braçe.

    Postimi i socialistit:

    Ne #territor, si #deputet i 5-ses rruga qendrore-kryesore e selites ka mbaruar! Nuk mbaj mend se kur u be GROPA E PARE; por ate e ka zene GROPA E DYTE DHE GROPA E TRETE! Shihni se si ndalojne shoferet te ruajne makinat e si krijohet trafiku ne oraret e pikut!

    Nganjehere e humb dhe deshiren te flasesh se-me falni per shprehjen, POR NUK I PLAS KUJT! Me gjase gropa te tjera do mbulojne gjithe rrugen dhe drejtoret e bashkise do shohin rehatin e pushtetit bera nga vota e njerezve ne SELITE!!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit