12.5 C
Tirana
E martë, 3 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Erion Braçe replikon ashpër me Taulant Ballën: Ti përton të mendosh e bën si i fortë me trimat

    Taulant Balla ka postuar disa foto një ditë më parë, për të treguar se ata që parkojnë dyshe, do shkojnë në burg.

    Fotot në fakt, tregonin se drejtuesit e mjeteve kishin parkuar në vend që nuk lejohet, jo dyshe.

    Ndaj, pas postimit të Ballës, ka reaguar Erion Braçe.

    Ai ka postuar fotot e Ballës, duke replikuar ashpër me këtë të fundit, por pa e përmendur me emër.

    Reagimi i Braçes

    Ai rasti kur perton te mendosh;

    Hem kur je i forte-i pushtetshem me makine te madhe;

    Hem kur je ne hall-nuk ke ku parkon edhe kur ke makine te vogel;

    Hem kur je polic e ben detyren-ve gjoben ligjore, tejkalon detyren-ben e dergon foto;

    Hem kur je politikan, deputet tamam tamam-ben ligjin pa menduar apo ben si i forte me trimat;

    Ky ne foto nuk eshte parkim dysh apo “pushim mjeti ne karrexhate ne rresht te dyte”!!

    Ky eshte parkim ne shkelje te kodit rrugor dhe ndeshkohet sipas kodit rrugor. jo sipas kodit penal!

    Per te ndihmuar politikanet qe pertojne te mendojne po sjell ketu nenin e ri te kodit penal per parkimin dysh:

    Neni 293/1

    Pushimi i mjetit në karrexhatë në rresht të dytë

    Pushimi i mjetit në karrexhatë në rresht të dytë, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me 2 mjete me pedal, 2 ciklomotorë me dy rrota ose 2 motorë me dy rrota, që pengon qartazi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë lëvizjen e automjeteve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave apo shërbimeve të tjera të institucioneve, bllokon tërësisht rrugën, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve të tjera ose shkakton bllokim total të rrugës për këmbësorët, duke u bërë pengesë serioze për sigurinë publike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

    Pra ky neni, nuk eshte per rastet ne foto e te tjere raste si to;

    Ështe thjesht per nje rast qe nuk eshte ne foto:

    Dy makina ne rruge ne krah te njera tjetres dhe qe i zene rrugen policise, zjarrefikeses, ambulances!

    Kur e le makinen ne krah te koshave eshte shkelje e kodit rrugor si parkim i paligjshem por politikanet qe pertojne te mendojne nuk e kriminalizuan e nuk te cojne ne burg!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit