12.5 C
Tirana
E enjte, 2 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Erion Braçe revoltohet me ministrin e Bujqësisë: Ka dy muaj që e kërkoj

    Deputeti i PS-së, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga Irani në Shqipëri.

    Braçe u shpreh se çështje të tilla kërkojnë përgjegjshmëri të lartë dhe nuk duhet të përdoren në mënyrë që të krijojnë panik te qytetarët.

    Gjithashtu ai kritikoi mungesën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në Kuvend, duke u shprehur se që prej muajit shkurt ka kërkuar një  interpelancë me të.

    Po ashtu ai është shprehur se iu deshën 6 jave për të marrë informacion, duke theksuar se kjo nuk është e pranueshme të pritet e 6 javë të tjera  për praninë e ministrit në Kuvend

    Braçe: Paniku mund të godasë qytetarët e Shqipërisë. Unë do të kërkoja që të ketë përgjegjshmëri në sallë dhe janë çështje që nuk diskutohen këtu. Dhe nuk duhet të shkaktojmë panik mbi të ardhurat e shqiptarëve. Turizmi ndërtohet mbi besimin.

    Kam që në muajin shkurt që kërkoj interpelancë me ministrin e bujqësisë. Çështjet për të cilën e kam thirrur ka të bëjë drejtpërdrejtë me ushqimin.

    Në këtë situatë mund të lëvizë ministri i Jashtëm, i mbrojtjes, por i Bujqësisë. Në fillim ishte në Bruksel. Sot me thonë se është në Kosovë. Agjendën time nuk e bën ministri.

    Do të kërkoja që kjo gjë të mos ndodhë më. Mu deshën 6 javë të marrë informacion. Tani do të pres 6 javë që ministri do të vijë këtu. Kjo nuk mund të ndodhë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit