Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish lidhur me traun e vendosur në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, duke e bërë hyrjen me pagesë.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe thotë se Ministria e Turizmit mashtron, e cila në reagimin e saj tha se rruga ku vendoset sistemi i kontrollit është një rrugë që të jep akses vetëm në park dhe nuk të lidh me asnjë aks tjetër rrugor.
Deputeti socialist ka publikuar videon nga “Google Maps” dhe thotë se aksi rrugor Divjakë-Plazhi i Divjakës është i vetmi aks që të çon në Plazhin e Divjakës dhe se ky aks është përcaktuar si “Rrugë Kombëtare” dhe me vendimin 600 të vitit 2021 të Këshillit të Ministrave.
Braçe shton më tej se gënjeshtrat nga ana e PD-së janë akoma edhe më të trasha të cilët akuzojnë Bashkinë e Divjakës, pasi sipas tij, Bashkia e Divjakës nuk ka asnjë pushtet mbi atë aks rrugor, por ARRSH.
Reagimi i plotë:
PERSERI PER TRAUN NE RRUGEN KOMBETARE ROTONDA E CERMES (autostrade)-DIVJAKE-PLAZHI I DIVJAKES;
I lutem Ministrise se Turizmit TE MOS GENJEJE!
Shiheni videon;
Eshte e qarte se rruga DIVJAKE-PLAZHI I DIVJAKES, eshte e vetmja mundesi per te shkuar ne PLAZHIN E DIVJAKES, e vetmja; nese turistet e ministrise se Turizmit na tregojne nje rruge tjeter qe te con ne PLAZHIN E DIVJAKES, atehere do kene plotesisht te drejte;
Ne ane tjeter, VENDIMI 600 i vitit 2021 i KESHILLIT TE MINISTRAVE, na tregon inventarin e rrugeve kombetare, ku edhe me koordinata percaktohen qarte:
Rruga CERME-DIVJAKE, rruga DIVJAKE-PLAZHI I DIVJAKES!
Letrat tregojne genjeshtaret!
Genjeshtaret duhet te kene turp!
E dyta, GENJESHTRAT E COPAVE NGA PD, jane edhe me te trasha;
Qarte: BASHKIA DIVJAKE NUK KA ASNJE PUSHTET MBI RRUGEN DIVJAKE-PLAZHI I DIVJAKES; kete pushtet e ka ARRSH!
Ndaj BASHKIA DIVJAKE NUK KA DHENE ASNJE LEJE PER NDERTIMIN E CDO TRAU, KIOSKE APO BARRIERE TJETER NE RRUGE!
Thene kete, i lutem edhe COPAVE TE PD, TE MOS GENJEJNE!