Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është talluar me ministren e Bujqësisë Frida Krifca pas një postimi që kjo e fundit bëri në rrjete sociale.
Teksa Krifca thotë se ka qenë në Bubullimë të Divjakës dhe ka takuar fermer Apostolin, Braçe thotë se Bubullima ndodhet në Lushnjë.
Por jo vetëm kaq, Braçe thotë se fermerin në foto e njohin si Turi, e jo siç e quan ministrja, Apostol.
Ministrja thotë se shalqini që kultivon fermeri, do të jetë i gatshëm për tregtarët e Tiranës për rreth një javë duke shtuar se nga AZHBR ai ka përfituar traktor dhe agregatë që do ta ndihmojnë për të mekanizuar shërbimet në fermë.
Deputetit socialit Erion Braçe thotë se kur të piqet shalqini pas disa ditësh do ta shesë me vetëm 4-5 lekë.
“Ooooo Zottttt! Bubullima nuk është në Divjakë është në Lushnje. Çmimi i shalqinit sot në Divjakë 15 lekë; Kur t’i piqet Turit siç e njohim ne, e Apostolit sipas jush, çmimi do të jetë 4-5 lekë!”, ka shkruar Braçe në një story të publikuar në Instagram.
Pas reagimit të deputetit socialist, statusi i ministres është edituar dhe tashmë është rregulluar.