17.5 C
Tirana
E martë, 31 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Erion Braçe thotë se e ka seriozisht dhe do i shkojë deri në fund garës për Bashkinë e Tiranës

    Deputeti Erion Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se do t’i shkojë deri në fund idesë për të kandiduar në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, ku ai u ofrua si kandidat për kryebashkiak.

    Joo, nuk po tallem! E kam seriozisht e do i shkoj deri në fund bashkë me ju!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale, duke falënderuar mbështetësit për mesazhet dhe inkurajimin.

    Ndërkohë, mes mesazheve pyetje më e përsëritur është: E ke seriozisht apo po tallesh me njerëzit. Atëherë dy gjëra: Nuk ka ndodhur kurrë që unë të tallem me njerëzit dhe nuk do të ndodhë ndonjëherë me mua kjo. Poo e kam seriozisht e do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju!

    Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal. Jam tërësisht i çliruar nga këto. Por mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirës e ku gjithësecili gjen jo veten e tij, jo jetën e tij, por të mirën e tij!”, thuhet në mesazhin e plotë të tij në rrjetet sociale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit