24.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Erion Braçe thumbon Edi Ramën me vargje nga Kurani?

    Erion Braçe ka thumbur kryeministrin Edi Rama, që çdo darkë poston vargje nga Kurani.

    Braçe shkruan se t’i postosh vetëm si fjalë këto vargje, nuk ka vlerë.

    Ai thotë se ai që i poston këto vargje duhet të reflektojë dhe të mësojë, që në rastin e Ramës me sa duket, sipas asaj që poston Braçe, nuk ka ndodhur.

    “Mëso!

    Agjerimi i cdo besimtari, shtyn fort drejt sakrifices dhe durimit;

    Por edhe drejt reflektimit e mesimit.

    Ti postosh fjalet si llafe nuk vlen;

    Ti shpërndash si mësime, edhe të tuat, është gjëja e duhur.

    Por nis me ty dhe ndershmerisht”, shkruan Braçe, ndërsa ka postuar disa vargje nga Kurani, që po ashtu thumbojnë Ramën, që sipas tij, shoqërohet me mëkatarë, injorantë dhe gënjeshtarë.

    Braçe është bërë një ndër zërat më kritikë të Qeverisë, madje edhe më shumë se opozita, sa në rrjetet sociale, e sa në Kuvend.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit