Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, në një prononcim të shkurtër për Newsbomb.al, ka mohuar zërat që thonë se ai do të jetë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës me emërim nga direkt nga Erion Veliaj. Plarent Ndreca u shpreh shkurtimisht: “Nuk është e vërtetë”.
I njohur si një nga miqtë e Veliajt ndër vite, Plarent Ndreca komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që “riktheu” Erion Veliajn sërish në drejtim të bashkisë së kryeqytetit.
“Kushtetuesja foli qartë me vendimin e saj.”-u shpreh Ndreca për Newsbomb.al
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesat e Erion Veliajt dhe rrëzoi vendimin e shkarkimit të tij nga Këshilli i Ministrave. Gjithashtu, Kushtetuesja rrëzoi njëkohësisht edhe dekretin e Bajram Begajt për shpalljen e zgjedhjeve në kryeqytet.



