12.5 C
Tirana
E premte, 6 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Erion Veliaj flet për planet për një fëmijë të dytë

    Erion Veliaj, i ftuar në “Aldo Morning Show” ka thënë se bashkë me bashkëshorten, Ajola Xoxa, kanë në plan të zgjerojnë familjen me bebin e dytë. Veliaj, ndonëse nuk ka treguar shumë detaje, është shprehur se i kanë premtuar djalit të tyre, Kajan, një motër ose vëlla dhe se “në ato ujëra janë”.

    Aldo i tha se mezi pret qershorin sepse Erioni në qershor jep ndonjë lajm të ri, si ai “Gëzuar 1 Qershorin nga ne të tre”, kur konfirmoi shtatzëninë e Ajolës.

    Kryebashkiaku i Tiranës iu përgjigj: “Kajan ka kohë që kërkon një vëlla dhe një motër dhe mami e babi ia kanë premtuar, kështu që me shpresë”, duke shtuar gjithashtu se “në ato ujëra janë”.

    Më 6 tetor 2018-ës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë. Siç e thamë më sipër, ata e konfirmuan lajmin e bukur më 1 qershor dhe kanë qenë privatë jo vetëm për marrëdhënien e tyre, por edhe për ekspozimit e Kajanit të vogël në media dhe rrjetet sociale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit