18.5 C
Tirana
E premte, 13 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Erion Veliaj kërkon të blejë për jetimët vilën e Saliut dhe atë të Ilirit në Lalëz

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komentoi koston e ndërtimit të 40 shkollave të reja në Tiranë, te cilat jane sulmuar nga opozita.

    Në një intervistë për Spotlight në Vizion Plus, Veliaj tha se ajo që thotë Berisha dhe Meta, se shkollat në Tiranë e kanë koston 60 euro metri katror është absurde.

    “Kostoja e ndërtimit që punon Bashkia e Tiranës është 450 euro, ajo që punon Bashkimi Europian dhe UNDP-i në Tiranë është 650-700 metra, kjo është prova kryesore.

    Nëse në Europë u ndërtokan  shkollat siç thotë Saliu dhe Iliri,me kosto 60 euro metri katror, sa kjo tavolina këtu, unë po bëj një sfidë publike: le të dalin shtëpitë e Saliut dhe Ilirit, vilat e tyre në Lalëz në shitje me këtë çmim, dhe unë si Bashki, do i blej.

    Nëse kanë shtyllë kurrizore, t’ia shesin bashkisë shtëpitë e tyre 60 euro metri katror. Por ata nuk janë burra. Sot kanë një hall, duke qenë njëri non grata, tjetri me kartelën e Sigurimit, janë gati të shpifin për çdo gjë. Bashkia e Tiranës ndërton me 1/3 e kostos më pak se të njëjtat projekte të BE dhe UNDP”, tha Veliaj.

    Veliaj vuri në dukje se në kohën që bashkia drejtohej nga PD nuk u ndërtua asnjë shkollë e re.

    Këta që na akuzojnë ne sot, me Lul Bashën, ishin drejtorë të bashkisë. Pra ishin pjesë e administratës që shkollën “Kosova” do e bënte pallat. Ishin pjesë e administratës që shkollën “Betim Muço” në Kombinat, do e bënte pallat. Ne zgjodhëm që këto hapësira që ishin për shkolla të riktheheshin për shkolla.

    Pra, kur je në rezultatin 40 me 0, ai që ka bërë “0”, e ka shumë të lehtë të thotë pse s’bëre 50-të. Po i pyes, po ti, pse s’bëre 1? Ai që s’ka bërë asnjë punë, e ka shumë kollaj të thotë “hip se të vrava, zbrit se të vrava.

    Vitin tjetër ne fillojmë lotin e fundit të shkollave. Që janë 5 shkollat e Astirit, dy në Yzberisht, te Kombinati i Mishit, dy në Kashar”, – deklaroi Veliaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit