27.5 C
Tirana
E premte, 13 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Erion Veliaj nxjerr videon brenda zyrës një orë përpara arrestimit: Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial….

    Erion Veliaj ka publikuar në Tik Tok një video ku i bashkohet trendit të videove “dramatike” virale kudo në botë. “He (she) doesn’t know it yet, but…”

    Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës ka publikuar pamje nga një takim që ai ka zhvilluar në zyrë, një orë para arrestimit.

    “Ai nuk e di ende, por një orë më pas do të arrestohet pikërisht në këtë zyrë. Pa gjyq… vetëm kaos… me kamera që regjistrojnë…

    Media që e përpin. Edhe arrestimi i tij tingëllon si një film ikonik. Energjia e personazhit kryesor e çliruar plotësisht”, thuhet në video.

    Veliaj e shoqëron videon me shkrimin “Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më pare”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit