18.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Erla Mëhilli, e revoltuar me Bashën: Si e bën gjumin e qetë, ke ndërgjegjie a jo. Po ty Sali Berisha të ka mbajtur me bukë

    Ish-zëdhënësja e Sali Berisha, Erla Mëhilli, që tani shfaqet edhe si gazetare e pavarur, në një intervistë me Arian Çanin, nuk la pa komentuar edhe Lulzim Bashën.

    Teksa i ngriti pyetjen se: “A e bën gjumin e qetë?”, ajo tha se Basha pështyu mbi njeriun që e ushqeu gjithë këto vite, Sali Berishën.

    Mëhilli theksoi se Lulzim Basha çdo gjë e ka pasur prej Berishës, nga drejtimi i Bashkisë Tiranë deri te Partia Demokratike. Ajo nënvizoi se nëse do të ishte në vend të Bashës, do ta vriste ndërgjegjja.

    “A e bën gjumin e qetë ti Luli? Lulzim Bashën e akuzojnë që fle shumë. Kjo e gjumit është edhe në sensin që nuk është aktiv.

    Tani është zgjuar këto ditë, pasi bëri marrëveshje mazhoranca me Bardhin dhe Berishën dhe tani është rigjallëruar prapë.

    Por kur e pyes a e bën gjumin e qetë, e kam fjalën, a e ka ndërgjegjen e qetë, a e vret ndërgjegjja për atë që ka bërë, se në njëfarë mënyre pështyu në dorën që e ka ushqyer përgjatë këtyre viteve.

    Çdo gjë e ka prej Saliut, Lulzim Basha, edhe bashkinë, edhe partinë. Mua personalisht do të më vriste ndërgjegjja”, tha Erla.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit