13.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ermal Mamaqi për tragjedinë e Himarës: Dhimbja më e madhe e njeriut është të humbasë fëmijën

    Të shumta kanë qenë reagimet nga personazhet e ekranit për tragjedinë në Himarë, ku mbeti e vrarë një 7 vjeçare, pasi shtetasi Arjan Tase humbi kontrollin e skafit.

    Më i fundit është Ermal Mamaqi, i cili përmes një postimi në Instagram, thotë se dhimbja më e madhe që mund të provojë njeriu është të humbas fëmijën.

    Sipas tij, autori do ta bënte më të lehtë nëse do të tregonte pendesë.

    “Prindi që jeton pas vdekjes së fëmijës;

    Kjo është dhimbja më e madhe që mund të provojë njeriu…

    Ky Piloti i Vdekjes do ja bënte më të lehtë familjarëve dhe neve nëse do tregonte pak pendesë në momentin e tragjedisë.

    Të tjerat varja… Vajza nuk vjen më…

    Të paktën tani është në një vend më të mirë se këtu.

    Si emri jot, Deti Jon të deshi aq shumë sa të mori përgjithmonë…”, shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit