Ermal Mamaqi ishte mbrëmjen e së shtunës për pak minuta brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku bashkë me Elvana Gjata zgjodhën ekipin fitues për interpretimin e një skeçi nga filmi i tyre “2 Gisht Mjaltë”
Grupi i Rogertit doli humbës dhe Ermali tregoi në “Fan Club” se u përball me reagimin e tij. Sipas tij, gjatë Prime, pasi shpalli fitues ekipin tjetër, Rogerti e akuzoi duke i thënë se ishte “shitur” dhe se ishte blerë për vendimin.
“Pata një incident me Rogertin, nuk e di nëse u vu re gjatë Prime. Kur unë vendosa që do të shpallej fitues ky grupi që nuk ishte i Rogertit, filloi duke më sulmuar: ‘U shite’, ‘të blenë’, ‘të shitën’.
Desha t’ia kapja njëherë kokën, t’ia vendosja dorën te balli dhe t’i thoja: ‘Dil satan, nga ky trup’, por nuk e bëra dot. Shaka, shaka. Nuk është aq i keq sa duket. Është shumë interesant ai”, u shpreh Ermali.



