Këngëtari Ermal Meta është bërë baba për herë të parë.
Me një postim në Instagram, artisti ka publikuar një foto të dorës së vogëlushes në mes të duarve të prindërve, bashkë me mesazhin emocionues:
“Dora ime nuk ka qenë kurrë më e madhe, as zemra ime,” shkruan ai.
Kantautori ka zgjedhur që të mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike dhe vetëm në muajin prill ai njoftoi se do të bëhej prind i një vajze, së cilës i kushtoi albumin “Buona Fortuna” përmes një postimi në rrjetet sociale.



