Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë padyshim një nga çiftet më të pëlqyer të shoëbizit, për të cilët publiku gjithmonë ka një kuriozitet të shtuar.
Së fundmi Ermal Mamaqi pas performancës së Cindyt dhe Dionit në “Dance Albania”, ku ky i fundit ishte pa këmishë,me tonë humori tha:
“Nëse do të isha i dashuri i Cindyt, nuk do të isha rehat me Dionin e zhveshur keshtu”, duke iu referuar formës fizike shumë të mirë të balerinit.
“Kjo është arsyeja pse gruaja ime nuk kërcen më”, shtoi ai më tej. Edhe pse kjo deklaratë ishte me nota humori, brenda saj mund të ketë një të vërtetë, nisur edhe nga fakti që Ami prej vitesh nuk merret më me balet.



