Ermiona Lekbello ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit nga “Big Brother Vip Albania” paraditen e sotme, ku u akuzua nga produksioni për dhunë verbale të përsëritur ndaj banorëve të tjerë.
Ajo ka publikuar në “InstaStory” video e momentit të përqafimit me Luizit, në momentin kur doli nga shtëpia dhe ka edhe një mesazh për të, i cili ishte i vetmi banor që kishte për zemër brenda asaj shtëpie.
“Do më mungosh, të dua fort. Ne jemi fitues jo humbes, ti je fituesi”, ka shkruar Ermiona krahas videos.