9.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ervin Salianji, “Babalja” i pagëlltitshëm!

    Kur ti dëgjon Salianjin të flasë dhe e bën këtë nga një ndjenjë sqimtare, në kokë formësohet një pikëpyetje e madhe: si mund të jetë pedagog universitar një person i tillë? Ç’lloj dije u përcjellë ai studentëve dhe ç’kënaqësi edhe kulturore marrin këta të fundit kur dëgjojnë pedagog Salianjin?

    Si shumë në PD, ai është një katastrofë ligjërimore dhe një cekësi çmeritëse hem politike dhe hem kulturore.

    Kur Salianji flet, pavarësisht se në ç’rrethana flet dhe për ç’farë flet, në fakt asgjë veç asaj të përditshmërisë së rëndomtë politike, ka zero shanse që prej tij të mbetet diçka ngacmuese, tërheqëse, mbamendëse, diçka për t’u cituar, perifrazuar. Edhe ai, si shumëkush në lidershipin e partisë ku bën pjesë, duket se janë dënuar apo vetëdënuar të mos thonë kurrë gjëra të mençura.

    Pikëpyetja tjetër është e sferës politike, meqë kanë zgjedhur të lëvrojnë politikë e të aspirojnë pushtet: për çfarë cilësish të veçanta janë aty, në politikë, dhe për çfarë aftësish të veçanta duhet t’u japësh pushtet?

    Ndër të tjera, Salianji është dhe “Babale”, një lloj xanxe që në fakt duhet të jetë një dënim publik për të, të mos i shqitet kurrë sa të jetë aktor politik.

    Kjo në fakt është harruar; është harruar që ky personazh pa pikë simpatie, është sajues i një sage mashtruese përgjimi, me shënjestër vëllanë e ish-ministrit Xhafaj. E kanë vërtetuar hetimet, e ka thënë gjykata, ndonëse ende s’ka verdikt të formës së prerë, por po pati do e kishte hak burgun, siç Saimir Tahiri, për të cilin doli së fundi me deklaratë, duke thënë se dënimi i tij qe vërtetues i akuzave të PD-së.

    Po Babalja ç’është?

    Edhe pa hetime të stërholluara, me logjikë të thjeshtë njerëzore, ai ishte ndër mashtrimet e sajimet më të trasha, dhe më të ndyra njëkohësisht. Ishte shprehi e një primitivizimi politik që PD e ka në genin e saj, në ADN. Mjaft të thuhet se ç’prej kur u themelua e deri më sot, ajo është parti akuzatore por kurrë idesh. Idetë te ajo, më saktë lidershipi i saj, dje e në çdo kohë, edhe sot gjithashtu, janë diçka e huaj, e largët, e pamundur. Është një parti që ende nuk dihet se ç’mendim politik ka apo lëvron. Personazhet që e udhëheqin e atë, janë robotikë në (mos)mendim e ligjërim, të thatë, sipërfaqësorë, shabllonë e të mërzitshëm. Salianji, meqë jemi te ky, i ka rregullisht e marrëzisht të gjitha këto.

    Por dallon se kohë më parë do gjurulldiste opinionin e median me një farë përgjimi të sajuar, krejt idiot, tipike në fakt për të, gjersa deri më tani nuk është parë të jetë i aftë për diç tjetër. Dhe, teksa sheh të flasë për Tahirin, një njeri që është dënuar e pret ta ketë të formës së prerë dënimin,për mashtrim, mbi drejtësinë që veproi mbi Tahirin endet ende një padrejtësia e madhe.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit