20.5 C
Tirana
E enjte, 9 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ervin Salianji: Do kandidoja në Tiranë po të ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

    Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka deklaruar se, do të kandidonte për Bashkinë Tiranë nëse do t’ia ofronin, por theksoi se këtë gjë ia ka ndaluar ligji, duke iu referuar dënimit të tij.

    Salianji mbështet kandidaturën e Florjan Binajt duke thënë se ai është i jashtëzakonshëm. Ai theksoi në Euronews se për herë të parë në kryeqytet mbahen zgjedhjet e pjesshme ndërsa shtoi se në një kryeqytet ku kanë sunduar autokratët dhe bëhen zgjedhje, fiton gjithmonë opozita.

    Pyetje: Do ta kishe marrë përsipër të bëje kandidatin e Bashkisë Tiranë po të ta ofronin? Do ishe më mirë ti sesa Florjan Binaj?

    Ervin Salianji: Sigurisht që do të kandidoja, por nuk është kjo tema sot, pastaj ju e dini që mua mi kanë ndaluar këto gjëra. Mi ka ndaluar ligji.

    Florjan Binaj është kandidat i jashtëzakonshëm. Përtej betejës për qytetin është një betejë politike e fortë. Një test, një mundësi e jashtëzakonshme që kryeqyteti për herë të parë bën zgjedhje të pjesshme, çdo kryeqytet ku sundojnë autokratët, ka fituar opozita. Sepse duan më shumë liri, mundësi dhe duan t’i japin më shumë balancë pushteteve të caktuara dhe një kandidat që nuk është i një profili të fortë politik, nuk është partiak dhe s’ka detyrim ndaj një politike të caktuar, kjo i jep mundësinë çdo qytetari që të dalë të votojë për këto elementë që përmenda.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit